Shkeljet me tokat, sanksionet e komisioneve vendore
16/04/2009 Nëse vërtetohet zënia e tokës, kundërvajtësi dënohet me gjobë 100 lekë/m2
Komisionet vendore do të hetojnë në lidhje me ndarjen e trojeve e ish-kooperativave bujqësore me ligjin 7051. Nëse vihet re se ka mospërputhje me dokumentacionet atëherë specialistët e këtyre komisioneve do të dalin me një vendim, që mund të shoqërohet edhe me gjobë financiare.
Sanksionet
Në kreun e tretë të ligjit është përcaktuar qartë se vendimet e komisioneve vendore mund të kontestohen vetëm në gjykatë. Në këtë kapitull janë të caktuara disa nene të njëpasnjëshme me sanksionet që do të vendosin këto komisione. Kështu në rastet e pushtimit nga persona fizikë apo juridikë të tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, ku përfshihen toka të pandara dhe disponibël shtetërore, detyrimin e bërjes së denoncimit e kanë zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës që quhen ndryshe ZMMT-të, në komunë ose bashki, kryetari i fshatit, kryetari i komunës ose bashkisë, SAMT-i i qarkut dhe zyra rajonale e AKKP-së për tokën bujqësore, të kaluar në fondin fizik, për kthimin dhe kompensimin e pronës. Nëse bëhet fjalë për zënie të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim personave fizikë dhe juridikë, që e zotërojnë, sipas ligjit, aktin përkatës të marrjes së tokës në pronësi ose përdorim, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore. Ligji përcakton se denoncimi duhet të bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Komisionin Vendor. “KV-ja, brenda 15 ditëve nga marrja e denoncimit, detyrohet të mblidhet dhe të vendosë për lirimin dhe kthimin e tokës në gjendjen e mëparshme brenda 5 ditëve si dhe dënimin e kundërvajtësit me gjobë 100 lekë/m2. Vendimi i KV-së përbën titull ekzekutiv”, - theksohet në ligj. Në rast se kundërvajtësi nuk e zbaton në afatin e caktuar vendimin, KV-ja njofton zyrën e përmbarimit të gjykatës, në juridiksionin e së cilës ndodhet toka, për ekzekutim. Zyra e përmbarimit detyrohet të ekzekutojë vendimin e KV-së brenda 15 ditëve, duke filluar nga data e marrjes së njoftimit. Për të ndihmuar këtë proces, ligji përcakton se edhe organet e Policisë së shtetit të juridiksionit përkatës detyrohen të bashkëpunojnë me organet e përmbarimit, për ekzekutimin e vendimit të KV-së.
Kundërvajtjet administrative
Sa i përket kundërvajtjeve administrative, gjatë procesit të hetimit, që në ligj duhet të përfundojë brenda 3 viteve të ardhshme, kur nuk përbëjnë vepër penale, shkeljet përbëjnë kundërvajtje administrative. Gjithashtu shkelje konsiderohet dhënia e titullit të pronësisë për sipërfaqe që më 1.8.1991 nuk figurojnë në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore”, sipas përcaktimit të nenit 2 të këtij ligji, si dhe mosdorëzimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës në SAMT-in e qarkut, përcaktuar në pikën 2 të nenit 17 të këtij ligji, apo mosveprimi në përmbushje të detyrimeve, të përcaktuara në pikën 7 të nenit 8 dhe në shkronjën “a” të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji. Në këtë rast Komisioni Vendor vendos gjobë nga 5 mijë deri në 50 000 mijë lekë për kundërvajtjet administrative.
Fermerët
Një pjesë e madhe e fermerëve nuk kanë certifikatë të pronësisë. Ky problem shqetësues nuk u jep mundësi këtyre njerëzve, jo vetëm për të regjistruar pronat e tyre, apo për t’i shitur edhe blerë në tregun e lirë, por edhe gjatë proceseve të shpronësimit. Sa herë që nisin procedurat për ndërtimin e një rruge kombëtare apo rurale, ajo pjesë e njerëzve që shpallen për shpronësim mbetet e pakënaqur. Kjo për shkak të mungesës së dokumentacionit që të provojnë pronësinë mbi një truall. Duke mos u pajisur me certifikatën e pronësisë fermerët nga ana tjetër nuk mund të kryejnë as investime konkrete.
TABELA
Neni 13
Kundërvajtjet administrative
1. Sipas këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
a) Dhënia e titujve të pronësisë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji;
b) Dhënia e titullit të pronësisë për sipërfaqe që më 1.8.1991 nuk figurojnë në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore”, sipas përcaktimit të nenit 2 të këtij ligji;
c) Mosdorëzimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës në SAMT-in (zyrën e kadastrës) e qarkut, përcaktuar në pikën 2 të nenit 17 të këtij ligji;
ç) Mosveprimi në përmbushje të detyrimeve, të përcaktuara në pikën 7 të nenit 8 dhe në shkronjën “a” të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji.
2. KV-ja vendos gjobë nga 5 000 deri në 50 000 mijë lekë për kundërvajtjet administrative, të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni:
a) Kundër personave fizikë ose juridikë dhe strukturave shtetërore, të ngarkuara me ligj për ndarjen e tokës, që janë shkaktare të kundërvajtjeve administrative, sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të pikës 1 të këtij neni;
b) Ndaj të gjitha subjekteve të përcaktuara në pikën 7 të nenit 8 dhe në shkronjën “a” të pikës 2 të nenit 12 të këtij ligji, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të këtij neni.
Vendimi për kundërvajtjen administrative dhe vendosjen e gjobës nënshkruhet nga drejtori i KV-së.
Neni 15
KV-të kanë të drejtë:
1. Të bëjnë kallëzim penal në organet e drejtësisë për shpërdorim të detyrës dhe shpërdorim të tokës, që ka sjellë, për pasojë, dëmtimin e rëndë të interesave të shtetit ose të shtetasve, kundër personave fizikë ose juridikë dhe strukturave shtetërore, që kanë kryer ndarjen e tokës, kur vërejnë:
a) Dhënien e titujve të pronësisë (“aktit të marrjes së tokës në pronësi”) mbi sipërfaqe të tjera, që nuk janë objekt i veprimit të këtij ligji, përcaktuar në nenin 2 të tij;
b) Dhënien e titujve të pronësisë (“aktit të marrjes së tokës në pronësi”) personave, që nuk përmbushin kriteret e trajtimit me tokë ose janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ky ligj;
c) Vërtetime dhe deklarata, me informacione të pasakta, të rreme ose të falsifikuara për pajisjen ose jo me tokë bujqësore për persona fizikë ose juridikë.
2. Të bëjnë kallëzim penal në organet e drejtësisë kundër personave fizikë ose juridikë, që kanë pushtuar, në çfarëdo mënyre, tokën bujqësore në pronësi të personave të tjerë ose në pronësi shtetërore dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimeve, titull ekzekutiv, të formës së prerë të KV-së, përcaktuar në nenin 12 të këtij ligji.