E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep doreheqjen zv.drejtori i Pergjithshem i Policise

Ikja e Hamdi Fjores ka shkaktuar nje sere levizjesh edhe ne kreret e policise ne qarqe

Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hamdi Fjora ka dhene doreheqjen diten e djeshme nderkohe qe menjehere ka plasur nje kaos ne emerimet e drejtoreve te policise ne qarqe. Doreheqja e tij ka qene e papritur por menjehere kane ardhur propozimet e para per levizjet e tjera duke prekur edhe kreun e Policise se Tiranes nje nga strukturat me te rendesishme ne vend.

Paraditen e djeshme pas nje mbledhjeje me drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit zevendesdrejtori Fjora ka vendosur te largohet nga ky funksion. Ai i ka paraqitur Hysni Burgajt doreheqjen e tij i cili menjehere e ka pranuar pavaresisht se fjala e ministrit do te jete ajo e fundit. Sipas ligjit te Policise se Shtetit drejtori i Pergjithshem i ka derguar kerkesen per doreheqje te Drejtuesit te Pare Hamdi Fjora ministrit te Brendshem Lulzim Basha. Ky i fundit aktualisht nuk ndodhet ne Shqiperi por ne nje bisede telefonike qe ka pasur me kreun e policise ka pranuar doreheqjen e Fjores. Sipas te dhenave konfidenciale ne polici doreheqja ka ardhur pas nje periudhe prej 11 muajsh ne kete detyre nderkohe qe motivi nuk eshte bere i sakte. Por sic tregojne te njejtat burime Hamdi Fjora ka kerkuar edhe me pare te largohet nga kjo detyre pavaresisht se doreheqja e tij nuk ishte pranuar nga drejtori i Pergjithshem i Policise dhe ministri i Brendshem qe kishin kerkuar prej tij te qendronte dhe te jepte kontributin e tij si nje drejtues ne karriere per ruajtjen e rendit dhe sigurine publike.

Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit per Rendin para se te emerohej ne kete detyre mbante funksionin e drejtorit te Forcave Levizese Operacionale ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Gjithashtu per nje periudhe te shkurter kohore ai ka qene i komanduar edhe si drejtor i Drejtorise se Policise se Tiranes ku krimi pati nje ulje prej 50 qe eshte cilesuar edhe si periudha me e mire e kesaj drejtorie. Nderkaq ne lidhje me emerimin e Hamdi Fjores burimet policore thane se ai eshte ne dispozicion deri ne momentin e kthimit te ministrit te Brendshem pasi ai ndodhet jashte vendit.

Largimi i Hamdi Fjores ka sjelle nje furtune ne kreret e policise ne qarqe ku mendohet se nuk ka mbetur pa u prekur edhe drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj. Sipas te dhenave ne vend te Hamdi Fjores eshte emeruar Drejtues i Pare Muhamet Rrumbullaku i cili deri dje mbante funksionin e drejtorit te Operacioneve Speciale drejtori e krijuar ne qershor te ketij viti kur hyri ne fuqi struktura e re e Policise se Shtetit. Ne vend te Rrumbullakut mendohet te shkoje drejtori i Policise se Qarkut Tirane i cili aktualisht thuhet se eshte ne dispozicion pasi eshte liruar nga detyra qe mbante deri dje. Vocaj mbante detyren e kreut te policise se Tiranes qe prej fillimit te vitit 2009.

Ne vend te tij eshte propozuar Aleks Hajdari i cili deri dje mbante funksionin e drejtorit te Policise se Qarkut Durres i cili ishte emeruar ne kete detyre ne muajin qershor te ketij viti. Ndersa ne krye te Drejtorise se Policise se Durresit eshte emeruar drejtuesi Ylli Metko i cili deri dje mbante funksionin e drejtorit te Policise se Qarkut Vlore. Ne Drejtorine e Policise se Vlores eshte propozuar per tu emeruar Vullnet Topalli i cili eshte liruar nga detyra e drejtorit te Policise Rrugore ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Edhe Topalli ka mbajtur per pak kohe kete funksion pasi erdhi nga drejtor i Policise se Vlores. Ndersa Drejtorine e Policise Rrugore kreu i policise Burgaj ia ka besuar Sajmir Muces. Ai eshte emeruar drejtor duke u liruar nga detyra e drejtorit te Policise se Qarkut Elbasan. Aktualisht mbetet vakant funksioni i drejtorit ne Elbasan. Gjithashtu ndryshime jane propozuar edhe ne Qarkun e Fierit Dibres dhe Shkodres. Keshtu Arjan Bozhaj lirohet nga detyra e drejtorit te Policise ne Diber dhe emerohet drejtor i Policise ne Fier. Ndersa Mergim Hoxha lirohet nga detyra e drejtorit te Policise ne Fier dhe emerohet drejtor i Policise ne Shkoder qe deri dje ishte komanduar Ilir Sula.

Policia tha se keto levizje jane kryer gjate dites se djeshme por ende nuk jane firmosur nga ministri Basha. Ndryshime te tjera priten gjate ketyre diteve si dhe te konfirmohen levizjet e lartpermendura. Sipas te dhenave policore levizjet do te prekin edhe kreret e tjere te policise ne qarqe ku nuk do te perjashtohen edhe krere e drejtorive ne qender. Burimet shpjeguan se keto levizje vijne per shkak te rritjes se numrit te vrasjeve ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›