Shpërthen makina në aksin Fier-Lushnje, plagosen një çift bashkëshortësh
FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan.
Të dëmtuar nga flakët kanë mbetur një çift bashkëshortësh, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Sipas burimeve të policisë mendohet se makina ka shpërthyer dhe është djegur plotësisht.
Të plagosurit janë identifikuar si Sulejman dhe Alie Sula, 60 dhe 51-vjeç, të cilët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetim.
Nga hetimet e para të policë, dyshohet për një shpërthim të qëllimshëm. Në mjetin e bashkëshortëve është vënë lëndë shpërthyese për shkak të hakmarrjes, siç dyshon policia.
(m.a/BalkanWeb)