Korçë, tenton të përdhunojë të miturën, prangoset i riu
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rrugës për në fshatin e Moravës, ku Dhimitraq Gulimaçi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me S. S., 16 vjeçe.
“Në datën 01.05.2013, ora 21:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Dhimitraq Thomaq Gulimaçi, 29 vjet, banues në lagjen 1 Korçë, sepse rreth orës 09.00, të po kësaj date, në lagjen 3, në rrugën që të çon në malin e Moravës, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën S .S,16 vjet,në lagjen 17. Vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 – 18 vjeç”, e mbetur në tentativë”, bën të ditur zyrtarisht policia.
2 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Korçë, tenton të përdhunojë të miturën, prangoset i riu burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email