E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen makina, vdes kreu i PDK në M. e Madhe

Sot në mëngjes pas shpërthimit të automjetit tip Fuoristradë ka mbetur i vdekur kryetari i degës së Partisë Demokristiane në Qarkun e Malësisë së Madhe, Aleks Keka. Ai ishte duke udhëtuar me makinë nga Kopliku drejt Shkodrës kur automjeti me të cilin udhëtonte ka shpërthyer. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Grilë, pranë Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shtetasi Aleks Keka është përfshirë nga flakët e zjarrit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.Grupi i ekspertëve të policisë të ndodhur në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›