E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", sot në 21:00, kreu i PS-së, Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama rrëfen sot përballë gazetarit, Alfred Peza në emisionin "Ora e Debatit" strategjinë e PS-së në zgjedhje dhe mënyrën se si do mbrojë e majta votën në 28 qershor. Rama zbulon arsyet pse nuk kandidoi për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit dhe pse Fatos Nano nuk u përfshi në listat e PS-së. Kreu i selisë roze flet për "njerëzit e tij" në listat e PS-së dhe arsyet pse la jashtë liste gratë e forumeve të PS-së. Edi Rama hedh dritë mbi planin mafioz për vjedhjen e votes, nga PD-ja me celularë. Kryetari i PS-së rrëfen në "Ora e Debatit" programin "sekret" të qeverisë së tij dhe projektin ndryshe të shtetit. Rama flet përballë gazetarit, Alfred Peza për fatin e tij politik nëse humb zgjedhjet e 28 qershorit dhe raportet e tij me LSI-në dhe Ilir Metën. Kreu i selisë rozë shpjegon arsyet pse nuk do të bëjë aleancë me LSI-në pas zgjedhjeve. Kryetari i PS-së, njeherësh edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama rrëfehet në "Ora e Debatiit" edhe për raportet e tij me gazetarët dhe paqyrimin e fushatës elektorale të PS-së në media. Fati i gazetës "Zëri i Popullit" pas zgjedhjeve, ndryshimi i Televizionit Publik Shqiptar dhe shumë detaje të tjera zbulohen sot në orën 21:00 në emisionin e gazetarit Alfred Peza. Na ndiqni sonte në orën 21:00 në "Ora e Debatit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›