E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani,parlamenti boton shpenzimet e deputetëve

Parlamenti britanik ka botuar shpenzimet e çdo deputeti në katër vitet e fundit. Më shumë se 1 milion dokumenta dhe fatura kanë janë bërë publike në një faqe interneti, por të censuruara, duke fshehur adresat dhe disa informacione të tjera delikate. Agjensitë ndërkombëtare të lajmeve thonë se një pjesë e konsiderueshme e këtij materiali ishte bërë më parë publik, pasi ishte në posedim të gazetës "Daily Telegraph". Kjo gjë çoi në një seri artikujsh dhe u pasua nga dorëheqje të disa prej ministrave, më e fundit ishte ajo e zyrtares Kitty Ussher, nga Thesari i Shtetit, pasi u zbulua që ajo kishte shmangur taksat në shitjen e apartamentit të saj. Megjithëse ky veprim nuk është i paligjshëm, kjo shihet si e papranueshme, në mënyrë të veçantë nga një ministër që punon për Thesarin. Largimi më i fundit ministror, megjithëse nga ana e një zyrtareje pak të njohur të qeverisë, është një tjetër provë se si çështja e shpenzimeve të deputetëve ka aftësinë e vazhdueshme për të destabilizuar politikën britanike. Deri tani, zbulimet për shpenzimet kanë ardhur kryesisht nga njoftime të dhëna gazetave, në mënyrë të veçantë të përditshmes, "Daily Telegraph".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›