Shpërthen makina, vdes kreu i PDK-së në Malësine e Madhe

Ka mbetur i vdekur pas shpërthimit të automjetit tip Fuoristradë kryetari i degës së Partisë Demokristiane në Qarkun e Malësisë së Madhe, Aleks Keka. Ai ishte duke udhëtuar me makinë nga Kopliku drejt Shkodrës kur automjeti me të cilin udhëtonte ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Shkodrës. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Grilë, pranë Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shtetasi Aleks Keka është përfshirë nga flakët e zjarrit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.Grupi i ekspertëve të policisë të ndodhur në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat. Në një deklaratë pas vdekjes së kreut të PDK-së ka reaguar kreu i PDK-së. Nard Ndoka u shpreh se 10 minuta para ngjarjes Keka ka biseduar në telefon me të. "Aleks Keka ishte nisur në Shkodër për të më takuar ", tha Ndoka. Në një reagim pas ngjarjes në Shkodër, PBDNJ ka deklaruar se vrasja në Shkodër është incident i rëndë dhe kompromentues i cilësisë së zgjedhjeve. "Dhuna në çdo anë është e dënueshme", thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.