E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen ne Shqiperi gripi i derrit

Foto ilustruese

Tirane 18 janar 2011 NOA- I famshmi virus i njohur si gripi i derrit ka mesyr fuqishem ne vendin tone.

Krahas panikut te hapur ne popull tashme vjen edhe versioni zyrtar i cili na perball me te verteten

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik Enver Roshi ka konfirmuar per mediat se eshte rritur numri i te prekurve nga virusi i AH1N1.

Ka shkuar ne 48 numri i rasteve te te prekurve nga virusi i njohur si gripi i derrit. Gjate fjales se tij ai eshte shprehur se jane shtuar edhe 11 raste te reja me teper nga ato qe ishin identifikuar para pak ditesh.

Virusi AH1N1 prek me teper personat me te ndjeshem si te moshuarit grate shtatezena personat me semundje kronike personat te cilet kane qene me pare te semure etj.

Nga ana e institucioneve spitalore apelohet per vizita te vazhdueshme per cdo dyshim te mundshem.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›