Marieli-Mirjetës: Distancohu nga Edisoni, ose ndahemi

Mes përpjekjeve për të përmbushur lojën e javës, këto ditë ka vijuar debati për “dashurinë” mes Ermelës dhe Ervinit, ndërsa Marielin po e mundon xhelozia për Mirjetën, e cila nuk po “ndan” muhabetin me Edisonin
Marieli-Elisës: “Po të ishe kripë, do të ishe kripë e ëmbël”
Disa nga banorët qëndrojnë në sallon duke dëgjuar muzikën e servirur nga Big Brother, Marieli qëndron në këmbë duke kërcyer e duke kënduar. Marielin e ndjekin dhe Alma, Alkena e Shkëlqimi. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve qëndrojnë në dhomën jeshile duke u marrë me provën e javës, atë të fotografisë. Algeni dhe Petriti janë djemtë që japin ndihmën më të madhe gjatë realizimit të provës, duke ndihmuar vajzat që të “skanojnë” fotot e tyre në përmasa reale. Klodi shpesh herë konfrontohet me Algenin duke i thënë që me të të flasë me fjalor të pastër dhe të mos e ngacmojë. Mirjeta i kthehet dy-tri herë skanimit, pasi banorët nuk e pëlqejnë maksimalisht rezultatin e fotos. Për grupin e parë bie gongu, që përkon me mbarimin e provës për atë mbrëmje dhe radhën e kanë banorët e tjerë. Algeni vjen në sallon duke këshilluar grupin e dytë se si ta kenë më të lehtë realizimin e provës duke qenë se ai tashmë e mësoi taktikën e realizimit. Banorët e kthyer nga prova komentojnë pak mbi momentet e mëparshme dhe ulen të hanë darkë pasi ndjehen të lodhur. Algeni shprehet se grupi i tij ka pasur mungesë bashkëpunimi dhe Mirjeta shprehet se e ka pasur të vështirë realizimin e skanimit të trupit në përmasa reale.
Marieli u thotë banorëve se motoja e tij në jetë është “Buzëqesh gjithmonë”. Ai kërcen me Elisën duke i përkthyer një këngë nga italishtja në shqip. Elisa merr shkas nga teksti i këngës dhe thotë se ajo është “e ëmbël si sheqer”. Marieli përgjigjet se Elisa dhe po të ishte kripë, do të ishte kripë e ëmbël. Elisa përgjigjet se nuk ia kanë thënë këtë gjë më parë dhe Marieli shton se as ai nuk e ka përdorur më parë dhe është hera e parë që e thotë. Banorët qëndrojnë të gjithë në sallon duke kërcyer e duke kënduar këngët që dëgjojnë në sfond dhe kalojnë momente të gëzueshme.
Disa nga banorët gjenden në ambientet e dhomës jeshile duke realizuar provën e javës. Big Brother ka përzgjedhur një foto të secilit banorë dhe ata duhet ta kthejnë në përmasa reale me anë të një skaneri. Banorët fillojnë me radhë realizimin e provës dhe e para që e provon është Mirjeta e pas saj Klodi. Vajzat përpiqen të skanojnë portretin e tyre. Emilio shprehet me shaka se Mirjeta ka portret të ndërlikuar dhe i kërkon Nedës që t’ia mbajë flokët në mënyrë që të mos dalin flokët në skaner. Pas fytyrës, Mirjeta skanon dhe trupin e ndihmuar nga djemtë, të cilët e mbajnë në krah. Pas skanimit, ata duhet t’i mbledhin fotot në trajtën e një formueseje. Pas Mirjetës, banorët ndihmojnë Klodin të bëjë skanimin e trupit dhe Neda merr fletët e skanuara duke i bërë bashkë. Neda shprehet se i pëlqen realizimi i fotos që ka bërë Klodi, ndërsa Algeni është shumë i angazhuar që çdo detaj të dalë sa më mirë.
Edisoni-Ermela, sërish në epiqendër Ervini
Ermela bisedon me Jonelën në oborr dhe i tregon se ka disa herë që tenton të flasë me Edisoni n, por banorët nuk e lënë të qetë. Ajo shprehet se i ka thënë Edisonit që nuk e ka problem dhe pse i ka të gjithë banorët kundër, e nuk do të qe ndonjë hata e madhe nëse do të ishte Edisoni bashkë me të tjerët. Ermela shton se Edisoni i ka thënë që nuk e beson shumë lidhjen e saj me Ervinin dhe ka dashur ta sqarojë. Jonela përgjigjet se nuk paragjykon askënd dhe nuk i hyn në punë se si sillen Ervini dhe Ermela me njëri-tjetrin, madje lidhja e tyre nuk i intereson aspak. Ajo shton se disa gjëra personale e intime duhen mbajtur për vete, kështu që Ermela të mbajë pak distancë nga Ervini në sy të banorëve të tjerë. Ndërkohë, në sallon Klodi irritohet me Algenin teksa janë duke biseduar se si do ta zhvillojnë provën dhe ajo shprehet se Algeni është mësuar të ndërhyjë kudo e të japë mendime të kota, pasi Algeni shprehet se prova do të fillojë e do të mbarojë me rënien e gongut. Klodi përgjigjet se e ka lexuar ajo zarfin e provës dhe nuk ka nevojë t’ia shpjegojë Algeni se çfarë duhet të bëjë. Banorët shikojnë fotot e tyre dhe komentojnë për to. Neda flet për foton e Alkenës duke e komlimentuar, ndërsa Algen shprehet se kanë për të pasur shumë punë gjatë realizimit të provës. Petriti dhe Algeni shprehet se ka për të qenë shumë e vështirë për të realizuar foton e Petritit në përmasa reale. Më pas Alma i mëson Edisonit Himnin e Flamurit dhe më pas shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin përsa i përket njohurive të përgjithshme.
Ermela dhe Edisoni qëndrojnë në oborr duke biseduar. Ermela shprehet se ka diçka për të sqaruar me Edisonin, pasi ai i ka bërë një ofendim dhe ajo e ka anashkaluar. Ermela shprehet se i ka treguar Edisonit që banorët i janë kundërvënë më tepër për lidhjen që ka krijuar me Ervinin dhe pyet Edisonin nëse dhe ai bën pjesë në grupin e banorëve të tjerët në lidhje me këtë mendim. Edisoni përgjigjet se nuk beson në lidhjen e saj me Ervinin e ajo kërkon të dijë arsyet e këtij supozimi. Edisoni thotë se Ermela i qëndron pak larg Ervinit dhe është pak e shkëputur nga ai. Banorëve u ka ardhur zarfi me fazën e dytë të provës javore. Klodi e lexon dhe shprehet se në fazën e dytë të provës së fotografisë, Big Brother ka stampuar nga një foto për çdo banor dhe ata duhet ta riprodhojnë në përmasa reale dhe njëherë tjetër. Ajo lexon se si do të procedojnë gjatë provës dhe shprehet se prova fillon dhe mbaron me rënien e gongut. Ergysi shprehet se nëse grupi i tij e realizon më së miri provën, mund të arrijnë që të fitojnë buxhet të plotë e për këtë arsye duhet të angazhohen maksimalisht.
Ermela dhe Mirjeta, komentet nuk kanë të sosur...
Ervini bisedon me Ogrenin dhe i thotë se nëse do të dalë Ermela nga shtëpia, do të dalë edhe ai. Ogreni i thotë se nuk e beson këtë gjë. Ai i thotë se kur ka hyrë në shtëpi, ka qenë vetëm dhe i vjen çudi që nuk e mendon dot më veten vetëm, ndërsa Ervini thotë se pa Ermelën nuk ka se çfarë të bëjë brenda Shtëpisë së BB. Ogreni shkon afër Elisës dhe i thotë se i vjen çudi se si mund të afrohet aq shumë me Ermelën, ndërkohë që ato u zunë disa ditë me radhë dhe folën me një fjalor shumë të rëndë. Në bisedën e tyre ndërhyn edhe Alma dhe thotë se nuk mund të kesh aq marrëdhënie me një person që je zënë disa ditë më parë. Elisa i thotë se ajo e njeh tipin e Ermelës dhe se do të ishte ndryshe nëse do të kishte ndodhur me Almën. Elisa vazhdon këtë bisedë edhe me Alkenën dhe thotë se Ermela është afruar vetë me të, por ajo duhet të bisedojë se kanë ende gjëra të pasqaruara.
Marieli bëhet xheloz për Mirjetën, i thotë të ndajë mendjen me Edisonin
Neda flet me Marielin duke ngrënë bukë dhe i tregon se çfarë i ka thënë Mirjeta në lidhje me Edisonin. Ajo thotë se Mirjeta nuk kërkon të duket e pasjellshme. Marieli thotë se ajo duhet t’i ndajë gjërat me atë se përndryshe Marieli dhe Mirjeta nuk do të kenë asgjë bashkë. Në atë moment vjen edhe Mirjeta në tavolinë dhe Marieli i kërkon asaj që të shkojë ta puthë. Marieli vazhdon bisedën me ironi.
Më pas, Algeni flet me Nedën në lidhje me Klaudian dhe thotë se ajo nuk i pranon shakatë. “Kur i bën shakatë ajo, duhet të qeshim, kur i bëjmë ne është problem”, thotë Algeni. Klodiana i thotë se ai nuk duhet të bëjë shaka në momentin që dikush nuk ia pranon. Algeni më vonë shkon në sallon me një zarf me logon e “Big Brother” dhe u thotë banorëve se çfarë mendojnë se mund të ketë atje brenda. Të gjithë banorët japin mendimet e tyre rreth asaj që mund të jetë shkruar. I fundit i cili jep mendim është Ogreni, i cili thotë se atje nuk ka të shkruar asgjë. “Ogreni e gjeti”, thotë Algeni dhe banorët shpërthejnë në të qeshura. Marieli del jashtë dhe vazhdon bisedën me Ogrenin. Ai i thotë se nuk ndihet mirë nga prania e Edisonit brenda në shtëpi. “Nuk është se më prish humorin, por unë s’jam rrotë rezervë”, thotë Marieli. Më pas Marieli flet vetëm për vetëm me Mirjetën dhe i kërkon asaj që t’i thotë se si ndihet dhe nëse do ajo, mund ta lenë me kaq dhe të mos vazhdojnë “lidhjen” e tyre. Mirjeta i tregon Marielit se çfarë i ka thënë Edisoni. Marieli i thotë se ajo duhet të distancohet dhe jo të mendojë që të mos e bëjë të ndihet keq, sepse ai e keqkupton.