E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen një granatë në Deçan, nuk ka të lënduar

Mbrëmë rreth orës 22:15, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Beleg komuna e Deçanit nga persona ende të panjohur është hedhur një mjet shpërthyes i cili ka shpërthyer në katin e dytë të shtëpisë pronë e shtetasit V.Z.

Sipas policisë nga mjeti shpërthyes nuk ka pasur viktima dhe të lënduar,por nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Njësitet policore përkatëse menjëherë janë përgjigjur rastit, po ashtu edhe hetuesit në nivel lokal dhe rajonal.

“Të gjitha veprimet rreth këtij rasti kanë qenë të koordinuara ngushtë me Prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore .Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësitet policore,kurse këqyrja e datalizuar e vendit të ngjarjes është bërë të nesërmen me datë 20.03.2013 nga njësitet përkatëse policore”. Ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e këtij rasti,si dhe për të identifikuar kryerësit e mundshëm të kësaj vepre. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›