Shpërthen skandali Sogojeva

Zyra e prokurorit është përfshirë në një skandal, të cilit deri më tani nuk ka mundur t’i japë dot përgjigjjën e plotë dhe ‘de facto’.
Absurbiteti që ka ndodhur në Zyrën e Prokurimit Disiplinor u zbulua pas hedhjes poshtë të provave që fajësonin për sjellje të pahijshme dhe jo vetëm gjyqtarin shkelës të ligjit të Gjykatës themelore Hasim Sogojeva, shkruan Kosova sot.
Lënda ZPD/2013-087, sipas së cilës objekt akuze ishte gjyqtari Sogojeva, është shqyrtuar dhe hetuar nga një zyrtar i ZPD-së dhe është firmosur për mbylljen e saj me kinse pafajësinë e Sogojevës nga një tjetër zyrtar i ZPD-së, i cili nuk e ka pasur fare njohuri më parë me brendinë e lëndës.
Informacioni paraprak që e zbuloi skandalin erdhi nga një zyrtar i KGJK-së, i cili ka kompetenca mbi ZPD-në.
Sipas të njëjtit, kreu i ZPD-së, Zef Prendrecaj, pasi që ka dhënë miratimin e jashtëligjshëm të tij për mbylljen e lëndës, e ka dërguar tek inspektori i lartë gjyqësor, Kadri Begollli për firmosje duke pretenduar se ai ishte në konflikt interesi me palën.
“Ju informojmë se kompetencat për hetimin e rasteve disiplinore janë paraparë me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me rregullat e brendshme të ZPD-së. Kjo procedurë aplikohet prej se është themeluar, sipas ligjit, Zyra e Prokurorit Disiplinor”, ka qenë përgjigjja e Prendrecaj për skandalin në fjalë./Indeksonline/