E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim bombe në zyrat e kompanisë të anijeve në Pire

Athinë -Një shpërthim i fuqishëm, ka ndodhur në orën 3:50 të mëngjesit të ditës së premte në kryqëzim e rrugëve Agius Orus dhe në Ipapandi në Kaminia Pireut. Bomba, e përbërë nga lëndë plasëse, ishte vendosur në kazanin e plehrave jashtë Firmës Detare. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të ndërtesës dhe trotuarit, si dhe dëme në dhjetë makina të parkuar pranë ndërtesës, ku ka janë thyer edhe shumë xhama.

Në vend ngjarje Departamenti i Sigurisë ka hedhur poshtë idenë se mbas kësaj goditje kanë dorë grupet terroriste. Goditjet të tilla të një pas njëshme po prishin imazhin e vendit në një kohë ku po afron edhe periudha e turizmit për këtë vend. Po me gjithë këto goditje, Greqia mbetet një nga vendet më të sigurta ne BE.

Shpëtim Zinxhira, Athinë-start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›