INSIG, PS: Jo transparencë
Tiranë -Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj për privatizimin e kompanisë së sigurimeve INSIG, nga ana e qeverisë shqiptare, që sipas kësaj force politike nuk është dhënë asnjë informacion mbi mënyrën e shitjes. “Është paaftësia e qeverisë së Sali Berishës që e shtyu 3 vjet privatizmin e INSIG duke bërë që kompania të humbte pozicion në treg apo të kishte në vitin 2007 një fitim neto 14 % më të vogël se në vitin 2006, në një kohë që tregu i sigurimeve në Shqipëri ka patur rritje”-theksoi Ilir Beqja, nënsekretar për Programi.
Ai tha se është paaftësia e qeverisë së Sali Berishës që vazhdon ta çojë në rrënim kompaninë INSIG. Sipas tij, kjo kompani vijon të humbë pozicionin në tregun e sigurimeve. “Nëse në vitin 2007 INSIG ishte e treta në tregun e sigurimeve duke zënë 16 %, në shkurt 2009 INSIG ka rënë në vendin e gjashtë duke zënë vetëm 7,7 % të tregut”-tha më tej Beqja.
Në fund të deklaratës, ai nënvizoi se të gjitha kompanitë publike pësojnë humbje gjatë procesit të privatizimit, duke përmendur këtu SSH-në, që në vitin e privatizimit humbi mbi 40 milionë EURO.