E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet,PAD akuzon Ramën

Tiranë -Numri dy i Partisë Aleanca Demokratike, Arben Demeti tha sot se koalicioni i djathtë do të jetë fitues në mënyrë të padiskutueshme në zgjedhjet e qershorit, për shkak sipas tij, me arritjet e mëdha që ky koalicion ka arritur në këto katër vjet. ''Rama po përgatitet që të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si mënyra më e mirë e tij dhe e grupit të 99-shave për të mos pranuar humbjen e zgjedhjeve parlamentare. Edi Ramës i duhet një alibi për humbjen e zgjedhjeve të qershorit, duke bërtitur për kartat e identitetit, apo edhe elementë të tjerë që do të dalin gjatë fushatës zgjedhore, apo ditën e zgjedhjeve për të kontestuar rezultatin, madje dhe për ta bojkotuar atë", theksoi Demeti.

Sipas nënkryetarit të PAD-së kjo forcë politike e ka thënë edhe më parë dhe e përsërit edhe në këtë moment se "Berisha e ka në dorë Ramën për tri arsye, për dosje korrupsioni, dosje lustracioni dhe perversiteti". Rama, shtoi ai, është i bindur për këta faktorë dhe me lëvizjet e tij vetëm kërkon që të spastrojë Partinë Socialiste nga xhaketat e vjetra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›