E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike po demton regjistrimin e popullsise

Debati Ekspertet presion qeverise per procesin

Presionet mbi institucionet e Kosoves Qeverine dhe Kuvendin per te mos lejuar deshtimin e procesit te regjistrimit te popullsise kane filluar te intensifikohen vecmas nga eksperte te kesaj fushe dhe nga deputete te Kuvendit. Ata pohojne se vonesat jane shume te medha ne kete aspekt dhe se eshte momenti i fundit per te ecur me hapa te shpejte ndonese parashikohet se mbajtja e procesit te regjistrimit te popullsise bashke me zgjedhjet e ardhshme qe pritet te mbahen ne gjashte muajt e ardhshem do ta veshtiresojne shume organizimin e ketij projekti. Projekti i regjistrimit nuk guxon te deshtoje. Le te menaxhohen si te duan situatat por ky projekt shume madhor per Kosoven nuk guxon te deshtoje ka porositur Rifat Blaku i emeruar nga Kuvendi kryesues i komisionit qendror per regjistrimin e popullsise ne kohen sa ishte zevendesminister i Administrates Publike. Me heret Melihate Termkolli e cila per tre vjet te mandatit te qeverise se kaluar eshte marre me kete proces ka numeruar nje varg procesesh ne te cilat qeveria ka stagnuar sa i perket regjistrimit. Sipas saj institucionet jane vonuar me ligjin e ri per regjistrimin e popullsise meqe qeveria e ka vonuar se tepermi procedimin e tij ne Kuvend pastaj faktin se ky organ po ashtu ende nuk e ka rregulluar ceshtjen e komisionit qendror per regjistrim meqe riformatizimi i qeverise ka diktuar ndryshimin ne perberjen e ketij komisioni. Termkolli ka permendur se me ligj kryetar i ketij komisioni duhet te jete zv.ministri i Administrates Publike dhe kjo ka ndikuar ne ndryshimin e perberjes se Komisionit gje qe sipas saj eshte e pakuptimte.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›