E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbe pa leje ne Kosove Prishtina paralajmeron arrestime

PRISHTINE-Zyrtaret serbe qe do te hyjne pa leje ne territorin e Kosoves do te arrestohen. Ky eshte paralajmerimi nga qeveria e republikes se Kosoves ben te ditur sot e perditshmja Koha Ditore.
E perditshmja shkruan sot se Qeveria e Republikes se Kosoves ka paralajmeruar arrestimin e secilit zyrtar shteteror serb qe hyn te dielen ne Kosove pa i respektuar procedurat e kerkimit te lejes.
Zevendeskryeministri i Qeverise se Kosoves Hajredin Kuci ka paralajmeruar arrestimin e te gjithe zyrtareve te Beogradit te cilet do te takohen ne territorin e Kosoves gjate te dieles. Sipas Kucit eshte i vetmi presidenti serb Boris Tadic ai i cili ka leje per te marre pjese ne ceremonine e kurorezimit qe behet sot te patriarkut Irinej ne Patrikanen e Pejes dhe asnje zyrtar tjeter i Qeverise se Serbise. Vetem Tadic ka leje jo te tjeret edhe ai me kusht qe te marre pjese dhe te sillet ne perputhje me ceremoni religjioze ka thene Kuci.
I pyetur se si do te veprohet karshi zyrtareve te tjere qe kane paralajmeruar ardhjen ne Kosove Kuci ka thene shkurt se ata do te arrestohen. Do te ndalen dhe do te arrestohen te gjithe ata qe do te takohen pa leje ka theksuar zevendeskryeministri.
Nderkohe mediat serbe kane raportuar se pervec presidentit serb Tadiq ne ceremonine e kurorezimit do te marrin pjese edhe politikane te tjere. Sipas agjencise se lajmeve B92 tashme eshte bere plotesisht e qarte qe presidenti serb Boris Tadic nuk do te jete i vetmi politikan qe do te marre pjese ne ceremoni. Lideri i Partise Progresive Serbe Tomislav Nikolic dhe ish-kryetari i Parlamentit te Serbise Predrag Markovic sipas B92 kane konfirmuar pjesemarrjen ne ceremoni. Nderkohe gazeta ka marre konfirmim nga zyra e Perfaqesuesit Civil Nderkombetar ne Kosove ICO se ne ceremoni pritet te marre pjese edhe ish-kryeministri serb Vojslav Koshtunica. Lajmin e ka konfirmuar zedhenesja e ICO-se Julia Router sipas se ciles Koshtunica ka marre ftese nga ati Amfilohije.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›