Shpërthim gjigand Diellor, spektakël në Hapësirë
WASHIGTON– Agjencia amerikane për kërkime në gjithësi, NASA ka bërë publike se në Diell ka ndodhur një shpërthim gjigand dhe i pazakonshëm.
Në foton e NASA-s shihet se si Dielli lëshon zjarr të madhësisë mesatare, një furtunë të vogël radioaktive dhe shpërthimi i masës koronare CME, gjë që rezulton me re të madhe grimcash që ngrihen dhe bien, duke krijuar përshtypjen se “kërpudha” mbulon pothuaj gjysmën sipërfaqes së Diellit, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Shpërthimi ka ndodhur të martën në mëngjes, duke shtuar se një fenomen i tillë ka përfshirë një të tretën e Diellit.
Duke marrë parasysh se shpërthimi CME nuk ka qenë i drejtuar nga Toka, ekspertët e NASA-s kanë thënë se planeti ynë nuk do të ndjejë pasojat e këtij shpërthimi, por kanë shtuar se ai na ka 'gërvishtur' pakëz dhe për këtë arsye do të krijojë të ashtuquajturat aurora gjatë kalimit nëpër fushën magnetike të Tokës.
(e.m/AFP/BalkanWeb)