Vezhgime mbi kreshten koralore boterore

Shkencetaret e Administrates Kombetare te Atmosferes dhe Oqeaneve NOAA bejne te ditur se kreshta koralore e botes qe per vite me radhe eshte kercenuar nga cngjyrosja dhe humbja per shkak te ndryshimeve klimatike perfshi edhe kushtet ne oqean mund te duket ndryshe kete vit.
Per rreth tri dekada shkencetaret e marines dhe mjedisit kane leshuar thirrje paralajmeruese per shkaterrimin e shpejte te kreshtes koralore neper bote. Kete here parashikimet nga Administrata Kombetare e Atmosferes dhe Oqeaneve tregojne se temperaturat me te ulta te ujit krijojne kushtet qe cngjyrosja te ndodhe kete vit ne ndonje vend te botes.
ngjyrosja e koraleve shkaktohet nga nje sere faktoresh si kimikatet pesticidet dhe ndotes te tjere qe perfundojne ne det nga derdhja e ujrave te lumenjve. Por shkaku kryesor eshte ngrohja e ujit te oqeaneve qe eshte rezultat i drejtperdrejte i temperaturave te larta dhe ngritjes se nivelit te gazit karbonik ne atmosfere. Mark Eakin eshte bashkerendues i programit te NOAA-s per vezhgimin e kreshtes koralore.
ngjyrosja e koraleve ndodh kur humbasin alget mikroskopike qe jetojne brenda tyre dhe qe u japin pjesen me te madhe te ngjyres. Ne kete fotografi eshet nje korale me ngjyren natyrale dhe nje e cngjyrosur.
ngjyrosja eshte e lehte te identifikohet koralet duken te zbardhura si kjo kreshte qe eshte fotografuar vitin e kaluar ne Tajlande. Disa nga koralet mund te perterihen dhe marrin perseri ngjyren e tyre natyrale por disa jane ne gjendje kritike dhe ka shume te ngjare te vdesin.
Eakin shpjegon se nga fundi i vitit te kaluar neper bote ndodhi ne cngjyrosje masive e koraleve dhe NOAA po mbledh tani te dhena per shkallen e zhdukjes se tyre. Ne vitin 2005 90 perqind e koraleve ne Pellgun e Karaibeve ishte cngjyrosur dhe 60 perqind u zhduk.
Kjo eshte nje fotografi e mare ne Belize para cngjyrosjes masive ne vitin 1995. Kjo eshte cngjyrosja qe ndodhi ne vitin 1998. Kjo u pasua me vdekjen e koraleve qe u mbuluan me alge dhe sfungjer nje sistem krejt tjeter.
Ne muajin shkurt nje koalicion prej me shume se 20 grupesh te mbrojtjes se mjedisit botoi studimin me titull Veshtrim per kreshtat koralore ne rrezik. Administratorja e NOAA-s Xhejn Lubcenko jep rezultatet kryesore te raportit.
Rreth 75 perqind e kreshtes koralore te botes eshte tani e kercenuar nga faktore lokale e nderkombetare.
Raporti parashikon se nese komuniteti nderkombetar nuk merr masa per te eliminuar keta faktore 90 perqind e koraleve te botes do te jete e kercenuar ne nje hark kohor prej me pak se 40 vjetesh.
Shkencetaret e NOAA-s e pershkruajne kreshten koralore si pyllin tropikal te detit dhe vene ne dukje se keto ekosisteme delikate te marines kane funksione teper te rendesishme si mbrojtja e bregdetit ruajtja e kolonive te peshqve dhe ekoturizmi qe llogaritet ne 375 miliarde dollare cdo vit. Nese parashikimet rezultojne te sakta kreshta koralore do te mbijetoje te pakten edhe per nje vit duke i krijuar keshtu botes perreth edhe nje vit tjeter perfitimi.