E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim i tre tenoreve

Nje nate me pare ne Pallatin e Kongreseve koncerti i fundvitit ne edicionin e tij te nente Tre tenoret ka mahnitur spektatoret me shperthimin e Adrian Xhemes Frencesco Zingariello Itali Sebastian Ferrades Spanje dhe tenorit nga Kosova Rame Lahaj

Rrallekush mund te sjelle ndermend per analogji nje koncert te vitit 1932 kur nje grup artistesh nga Korca per here te pare dhane nje koncert ne Tirane me muzike klasike te huaj. Ky koncert u dha edhe perpara Mbretit Zogut. Repertori ishte i veshtire klasike te mirefillte qe shoqeroheshin nga dy emra Lola Gjoka dhe Jorgjie Truja. Korren sukses keshtu u shkrua ne mediat e kohes. Bellini Verdi Bizzet Chopin List etj. nje repertor i veshtire qe tregonte kultivimin klasik te artisteve edhe pse vinin nga provinca deshmonin kulture evropiane. Sikur keto dy kohe - se bashku me koncertin klasik qe u dha nje nate me pare ne Pallatin e Kongreseve me traditen e Tre tenoreve - te vihen perballe simbolikes ngjan e njejta eshte ajo evropiane. Ne atmosfere Krishtlindjesh mbizoteruar nga e kuqja dhe lirizmin e piktures se Da Vincit ne skenografi tre tenoret Adrian Xhema Shqiperi Frencesco Zingariello Itali dhe Sebastian Ferrada Spanje kane shperthyer e ndezur sallen e koncerteve ne Tirane. Orkestra filarmonike e Akademise se Arteve drejtuar plot sqime sikur te kishte nje qendisme perpara me instrumente dirigjenti italian Leonardo Quadrini emocionin dhe lirine e muzikes e cliruan ne dy ore klasike.

Asgje nuk mund te krahasohet me mbremjen e Tre tenoreve. Eleganca u permbush me dy te ftuar tenorin shperthyes nga Kosova Rame Lahaj dhe perkedheline lirike te sopranos se re Ramona Tullumani.

Per nje moment u duke sikur koncerti ne fillim do te shkonte vaket. Por zhgenjimi mberriti pas dy-tri pjeseve te kenduara. Tenoret - miksuar politikisht mes tyre nje lidhje miqsh te vjeter por te njohur per publikun shqiptar - nuk e mbajten me gjoksin. Xhema me doren e majte rrihte zemren - nderim alla shqiptarce pas duartrokitjeve. Italiani Zingariello bashkonte duart ne nje si ne lutje - nderim alla italiance ndersa spanjolli Ferrada qe vinte per here te pare ne Shqiperi me hije hezitimi do te perkulej perpara do te hapte krahet si ne nje flamengo per te kthyer ne pershendetje tipike per publikun shqiptar.

Elegance lirizem mallengjim entuziazem dashuri ishte i gjithe koncerti nje repertor i pasur i veshtire qe te mberthen qe ndez e shperthen kengetaret. Ja kjo ishte mbremja e nje nate me pare. Per te tretin vit vjen ne Tirane tenori nga Kosova Rame Lahaj duke treguar menjehere pas koncertit se ishte mahnitur nga pritja e publikut sidomos ne nje rast domethenes pse mbante aq madheshti koncerti nje feste shqiptare per qenien e saj evropiane.

Ndersa i ardhur nga Parisi pianisti Geng Tukici do ti kthehej nje pjese sa te brishte muzikore aq perralle dhe elegance me miksimin e disa motiveve shqiptare qe u mbyll me kenge dashurie shkodrane te krijuara nga Ibrahim Tukici. Jane te rralla kesi festash plot dashuri ne mos fare per te kujtuar finesen shpirterore qe ka lindur tek muzika klasike.

Zingarellio Ferrada Xhema dhe nga Kosova Lahaj paten rastin me fantastik te shijonin ne emocion nje salle gjigande te mbushur plot dhe qe here pas here ndienin duartrokitjen e forte si rast deshirash te mbledhura bashke per te festuar. Nuk ishin emocione por nje perkushtim plot seriozitet deri ne kulmin e mbremjes kur u kendua himni evropian i pershtatur.

Nga Bellini Il Puritani Cilea Larleziana Verdi Macbeth dhe Rigoleto Gunoud Romeo dhe Zhuljeta Pucini Toska dhe La Boheme Zarazabal No puede ser etj.

Keta kompozitore me te medhenjte e Evropes dhe gjithe programi ishte nje paraqitje e jashtezakonshme pjese te veshtira por dhe te nje niveli te larte deri ne ngjitje romantike spektakolare qe hyjne ne kenaqesi te publikut. Arie potente te muzikes klasike tek ne vjen gje e rralle ne nje publik kaq masiv sa cnxe Pallati i Kongreseve.

Per kete arsye tenori italian Zingariello do te kryqezonte duart ne cdo moment shenje mirenjohjeje mjaft klasike duke e detyruar te shprehej per nje miqesi evropiane ne pritje te shqiptareve me rastin e liberalizmit te vizave. Kjo do te mbyllte edhe programin leggere duke ftuar publikun shqiptar te kendonte se bashku nje nga perlat e kenges italiane nje lloj himni evropian Insieme-Europe hit te Toto Kotunjos e pershtatur per tre tenoret. Dhe Brindizi dollia klasike e cdo koncerti mbeti gati pa kuptim ne fund perballe simbolikes evropiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›