Bushati eshte ne gjendje kritike

Interviste me kryetarin e komunes se Bushatit Zef Hila Permbytja ka rrenuar shtepite e vjetra
Komuna e Bushatit eshte nje nga komunat me te goditura nga prurjet e ujit. Banoret e fshatrave te kesaj komune qe diten e dy te reshjeve humben kontaktet dhe u izoluan. Thirrja e pare per gjendjen u be nga vete kryetari i komunes Zef Hila. Me pas ne kete territor zbarkuan ministrat deputete dhe forcat e policise e te ushtrise per tu ardhur ne ndihme banoreve te rrethuar nga uji. Por si eshte situata aktualisht ne kete Komune
Ne cgjendje ndodhet komuna qe ju drejtoni zoti Hila
Mengjesin e sotem te djeshem komuna Bushat paraqitet ende problematike. Situata ne kete komune mbetet e renduar. Uji vazhdon te jete prezent ndersa 710 shtepi jane te izoluara teresisht nga uji.
Cpo behet me familjaret e izoluar A kane pasur ata ndihmen e nevojshme nga strukturat e shtetit
Te gjithe familjeve te izoluara u eshte ardhur ne ndihme me ushqime ngrohje dhe gjithcka ata kane pasur nevoje. Shtabi i emergjences se kesaj komune ka furnizuar familjet e Bushatit edhe me bombola gazi.
A keni energji elektrike Nese jo me cfare po ndricohen banoret
Ceshtja e energjise elektrike eshte shume shqetesuese. Ne kete komune furnizimi me energji elektrike mungon pasi nenstacionet jane ne uje. Po punohet per largimin e ujit prej nenstacioneve por duhet thene se energjia do te mungoje edhe per shume kohe. Banoret po ndricohen ne kushtet e mungeses energjitike me qirinj dhe po ngrohen me bombola gazi kurse ndonje familje qe ka mundur te shpetoje ndonje cope dru ngrohet me ate sa per te thene se ka ndezur zjarr. Nese do te hyni ne banesat e ketyre njerezve situata eshte vertet problematike.
Shikohet se nje numer i madh i shtepive eshte demtuar rende
Po eshte e vertete shume banesa jane rrenuar sapo uji eshte futur ne brendesi te tyre. Kjo ka ndodhur per shkak se shumica e banoreve ketu akoma jetojne ne banesa te ndertuara shume vite me pare. Pas viteve lsquo90 ne Bushat nuk ka ndodhur ajo qe ka ndodhur ne komunat e tjera. Ketu nuk jane bere ndertime te reja qe mund ti rezistojne motit te veshtire dhe ky eshte problemi kryesor qe po vuajne banoret ketu. Ne komunen Bushat pak shtepi jane ndertuar vitet e fundit rreth 80 per qind e banesave jane ndertuar para viteve lsquo90.
A ka pasur ndihma te mjaftueshme per tu perballur me situaten
Duhet thene se pavaresisht situates teper te renduar ketu ndihma ka pasur. Pervec operacioneve te organizuara nga strukturat shteterore ka pasur edhe fondacione qe kane sjelle ndihma emergjence. Fondacioni Holandez ka hapur dyert per banoret qe u jane permbytur shtepite.
Edhe nje pyetje te fundit per gjendjen shendetesore dhe morale te banoreve aty...
Kemi pasur raste emergjente kur banoret kane paraqitur probleme shendetesore. Disave prej tyre u eshte dhene ndihma mjekesore aty ne vend por ne ndonje rast urgjent forcat e policise dhe ato te RENEA-s kane nderhyre per ti derguar ne spitalin e Lezhes dhe te Shkodres. Moralisht banoret qendrojne te forte pasi ndihmojne njeri-tjetrin i japin kurajo njeri-tjetrit dhe shpresojne qe situata te kaloje shpejt.