E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim me tritol brenda burgut të Fushë-Krujës, Policia: Nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol ka ndodhur brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22: 45, ndërsa dyshohet se është tentuar të dëmtohet gjeneratori, i cili ndodhet në këtë burg.

Policia ka dyshime se lënda plasëse u hodh nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Shpërthimi është dëgjuar nga ana e administratës së burgut, ndërsa nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

“Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit  të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij shpërthimi.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›