E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kurbin- Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›