E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Bahrejn, nuk ka viktima

Një bombë, e vendosur në një makinë, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm jashtë ambasadës britanike në kryeqytetin e Bahrejnit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Një pakete e vendosur në një makinë ka shpërthyer  por fatmirësisht  nga shpërthimi nuk ka pasu viktima.

“Nuk ka pasur viktima apo dëme në ambasadë. Ne nuk mund të identifikojmë ende shkaktarin dhe përgjegjësin e këtij akti”, ka thënë zyrtari i ambasadës, duke shtuar se janë duke punuar ngushtë me ministrinë e punëve të brendshme, prej të cilëve kanë kërkuar përkohësisht ta shtojnë nivelin e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›