Kurti BE-së: Refuzojeni Serbinë
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur veç e veç në adresë të 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së një letër, ku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, Serbisë nuk duhet dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim.
Kurti e ka bërë këtë, pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit.
Teksa shfaq frikën se Serbisë po i lehtësohet marrja shumë shpejt e statusit të kandidatit, Kurti ka bindjen se BE-ja beson, gabimisht, se kjo është metoda më e mirë për ta mbajtur Serbinë nën kontroll dhe në gjendje të stabile. Kështu, sipas Kurtit, BE-ja mendon se do të forcojë klasën politike të moderuar në Serbi.
“Mirëpo, pikërisht nën udhëheqjen e "moderuar" Serbia ka lobuar aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka punuar për ta minuar sovranitetin dhe integritetin tonë territorial duke i financuar dhe duke i drejtuar strukturat ilegale shtetërore brenda vendit tonë”, ka shkruar ai.