Shpërthim në Kirim, 9 të vdekur
Kirim - Nëntë persona kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi në një pallat katër katësh në gadishullin e Kirimit në Ukrainën Juglindore. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Emergjencave, ekipet e ndihmës së parë janë në kërkim të 35 personave të tjerë të cilët aktualisht kanë mbetur nën rrënoja e pallatit. Zëdhënësi ka njoftuar për shpëtimin e 19 personave, ndërkohë që katër prej tyre janë dërguar në spital. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkaqet që çuan në shpërthimin e pallatit.