LSI: Spitalet në krizë
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sërish sot gjendjen në spitalet e vendin, veçanërisht në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili theksoi të sëmurët e shumtë në këtë kohë të ftohtë, përballen me një situatë të rëndë, kur çështja arrin derisa pacientët detyrohen të rrinë shtrirë mbi tavolina.
“Në këtë situata, ndonëse i jemi kthyer dhe rikthyer shumë herë në këto javët e fundit, dhe jo rastësisht, gjendjes vërtet kritike në sektorin e shëndetësisë, jemi këtu dhe një herë akoma, siç kemi premtuar që të mos lodhemi duke vazhduar këtë sensibilizim, jo të opinionit publik, por të qeverisë shqiptare, që të kuptojë përfundimisht se ky sektor është në një krizë të pashembullt”-theksoi Vasili për mediat.
Më tej, Vasili shtoi se mungesa e barnave, e shtretërve dhe pajisjeve minimale për funksionimin e një shërbimi të vetëm, në rastin konkret urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare, janë tregues të një krize që thellohet.
“Përkundrejt situatës vazhdon të ketë një shurdhësi të plotë nga ana e qeverisë dhe kjo situatë shumë e rëndë, pra e mungesave shumë të mëdha, kontraston në mënyrë skandaloze, me faktin që ne e kemi bërë publike dhe ju e keni përcjellë më shumë korrektesë, të dhjetë miliardë lekëve apo më shumë që sektori i shëndetësisë nuk i përdor, e që qeveria shqiptare i merr dhe i përdor për qëllime të tjera”-përfundoi ai.