E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama komunist

Tiranë -Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka denoncuar sot me anë të disa dokumenteve dhunën e ushtruar ndaj bashkëmoshatarëve dhe të rinjve, përmes të cilëve pasqyrohet një prej akteve, me pasojë vdekjen e të rinjve nga dhuna e sistemit komunist shqiptar në vitet 90-të. "Në vitin 1990, pasi kishte rënë perdja e hekurt, kur në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore po fillonin të vendoseshin sistemet demokratike, në Shqipëri vazhdonte dhuna e sistemit komunist, më e egër se kurrë. Ëndrrat e të rinjve për një jetë më të mirë në Evropën dhe Perëndimin e lirë, ndaleshin në verdiktet e hetuesve apo sigurimit të shtetit dhe në telat me gjemba të kufirit të një Shqipërie edhe më të izoluar se më parë".-theksoi Bogdani.

"Partia Demokratike me të drejtë pyet drejtuesit e opozitës, a meritojnë ata që "asgjësuan" (siç shkruhet ne dosje) mijëra e mijëra qytetarë dhe të rinj të pafajshëm, që ndërprenë ëndrrat e mijëra të rinjve, faji i vetëm i të cilëve ishte dëshira për një jetë më të mirë, të drejtojnë dhe gjykojnë sot fatet e shqiptareve? Partia Demokratike me të drejtë pyet z. Rama, si mund t’i drejtohesh të rinjve sot për t’u bashkuar me një politike të re, kur ju nuk doni të ndaheni nga e vjetra?", përfundon deklaratën zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›