E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX mund të fillojë misionin në 2 dhjetor

Bruksel (Start)- Misioni europian i EULEX-it do të fillojë misionin në Kosovë në 2 dhjetor. Lajmin e bën të ditur gazeta vojvodinase, “Dnevnik”, e cila citon burime të larta të Bashkimit Europian në Bruksel.

“Në rast edhe të mos ketë marrëveshje në Nju Jork, atëherë Euleksi do të fillojë punë më 2 dhjetor në pjesën e banuar me shumicë shqiptare në Kosovë, ndërsa në enklavat serbe në Veri dhe zona të tjera do të vazhdojë prania dhe misioni i UNMIK-ut”, shkruan gazeta.

Përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Havier Solana, pritet të njoftojë me anë të një letre Presidentin Sejdiu për fillimin e misionit të Euleksit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›