Shperthim ne Shen Peterburg, tre viktima

Tre persona kane gjetur vdekjen mengjesin e sotem ne qytetin rus Shen Peterburg. Nje granate e vendosur ne nje makine, shpertheu ne afersi te nje stacioni metroje duke shkaktuar viktimat, mes te cileve edhe nje femije tre vjecar.
Sipas informacioneve, edhe nje tjeter person eshte plagosur, por nuk dihet gjendja e tij. Disa agjenci lajmesh raportuan se bomba ishte vendosur ne nje taksi, qe kishte marre si pasagjere dy persona.
Per momentin autoritetet ruse nuk kane dhene detaje per ngjarjen, ndersa askush nuk ka marre pergjegjesine per shperthimin. Pavaresisht ketij akti, sherbimi i metrose nuk eshte ndalur.
Nuk dihet nese qellimi i atentatorit ishte ta shperthente bomben ne metro, me synimin per te shkaktuar me shume viktima, por nje gabim mund ta kete pershpejtuar ate. Disa agjenci e perjashtojne hipotezen e nje akti terrorist.