E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana: Vendosja e EULEX, shpresoj me 2 dhjetor

Shefi i Politikes se Jashtme dhe Sigurise ne BE, Havier Solana ka deklaruar se misioni EULEX do te vendoset ne tere territorin e Kosoves sipas planit te veprimit te miratuar kohe me pare nga Bashkimi Evropian.

Gjate nje konference per shtyp me sekretarin e pergjithshem te NATO-s Jap de Hop Shefer, Solana ka shprehur shpresen e tij qe EULEX te vendoset ne fillim te dhjetorit.

“Shpresoj qe vendosja e EULEX te filloje sa me shpejt, mundesisht ne daten 2 dhjetor dhe te shtrihet ne tere territorin e Kosoves ne baze te planit te veprimit te miratuar kohe me pare”, ka pohuar Solana.

Shefi i diplomacise evropiane ka shtuar me tej se per ligjet qe duhet te zbatoje misioni ne fjale ne Kosove ka diskutuar edhe ne takimin me sekretarin e pergjithshem te OKB Ban Ki Moon, si dhe me shefin e EULEX, gjeneralin francez Iv de Kermabon.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›