E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini: Asnje lidhje me atentatin ne Kosove

Berlini zyrtar vazhdon te mos beje asnje koment lidhur me arrestimin e tre shtetasve gjermane ne Kosove, te konsideruar si pergjegjes per shperthimin e disa diteve me pare ne oborrin e zyres se ICO-se.

Megjithate, qeveria gjermane eshte e bindur se ceshtja ne fjale nuk do te kete asnje ndikim ne marredheniet mes Kosoves dhe Gjermanise.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur sot, zedhenesi i qeverise Thomas Steg nuk ka konfirmuar por as pergenjeshtruar lajmet se tre gjermanet i perkasin sherbimit sekret BND.

“Ideja qe qeveria e Republikes Federale Gjermane te jete perfshire ne atentate terroriste eshte absurde”, ka deklaruar Steg.

Nderkohe, Enti Parlamentar per kontrollin e sherbimeve sekrete do te diskutoje ceshtjen ne fjale diten e enjte.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›