E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Vlore 1 i vdekur dhe 3 te plagosur

Renato Abazi 39 vjeç është viktima e shpërthimit të makinës që po drejtonte në Skelë të Vlorës. Paraditen e sotme, një shpërthim i fuqishëm ndodhi fare pranë qendrës tregtare në Skelë ku mbetën të plagosur edhe 2 pasagjerët që ndodheshin në makinë, njëri prej të cilëve mendohet të ketë qenë një fëmijë si dhe një kalimtar i rastit.

Burime spitalore bëjnë të ditur se asnjëri prej të dëmtuarve nuk ka rrezik për jetën. Automjeti që shpërtheu ishte me targa italiane dhe ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit të parë, ndërsa pasi janë nxjerrë prej saj viktima dhe të plagosurit, ka ndodhur edhe shpërthimi i dytë edhe më i fuqishëm, si pasojë e të cilit janë thyer xhamat e ndërtesave përreth si dhe është dëmtuar një tjetër automjet.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë rekord në vendin e shpërthimit dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa forcat e policisë kanë kryer kqyrjen e automjetit dhe kanë mbledhur provat me anë të të cilave do të bëhet i mundur zbulimi i shkakut të shpërthimt dhe nëse është përdorur edhe lloji i eksplozivit.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›