SHBA tornadot shkaktojne 80 viktima

Stuhitë e fuqishme në Alabama kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave duke e çuar në 82 të vdekur, bilancin e stuhive e tornadove në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Qyteti më i goditur është ai i Tuscaloosa, ku në një orë në urgjencën e spitalit të qytetit u sollën 100 të plagosur për mjekim.
11 persona të tjerë kanë humbur jetën në Misisipi, e të evakuuarit për shkak të daljes nga shtrati të lumit Black, janë disa mijëra. Në shtatë shtete, përfshirë këtu Alabama, Arkansas dhe Tennessee është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi mëse 100 tornado kanë goditur zonën.
Nga erërat e fuqishme dhe rrebeshët janë shkatërruar banesa, përmbysur automobile, rrëzuar pemë e shtylla të tensionit të lartë. Presidenti amerikan, Barack Obama ka miratuar ndihmë emergjencë për Alabamën, përfshirë këtu dhe asistencë për shpëtimin e të mbijetuarve dhe kërkimin e të humburve.
Tornado janë paralajmëruar dhe në afërsi të bazës ajrore Andrews në Maryland, në të dalë të Washington DC. Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar tornado e stuhi që nga Louisiana deri në New York.
Delina Bitraku