Te vegjlit ne fushate takimet e drejtuesve te partive

Në vijim të taktiviteteve elektorale kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbërritur në qytetin e Burrelit ku ka shprtehur mbështetjen për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” si e vetmja alternativë që vendos në qendër individin dhe vlerat e tij.
“Qytetarët e thjeshtë besojnë në Zot sepse dhe të parët tanë besuan në Zot. Me këtë besim ndërtuan Shqipërinë. Me këtë besim duhet të shkojmë në Evropë nesër, me vlerat, virtytet dhe traditat më të mira shqiptare për të përcaktuar njëherë e përgjithmonë të ardhmen tonë të përbashkët”- tha Mediu.
******
Kreu i PDIU në takimin me banorë të njësisë bashkiake nr 3
ka kërkuar ndërprerjen e regjistrimit të popullsisë me anë të vetdeklarimit të kombësisë .
“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet nisjen e procesit në gjykatën Kushtetuese për ndalimin e abuzimit me ndërrimin e kombësisë. Ne kemi besim të plotë te institucionet e drejtësisë dhe akoma më shumë në gjykatën Kushtetuese se do të jetë e paanshme dhe e drejtë në vendimin e saj”- tha Shpëtim Idrizi.
******
Nga qyteti i Mamurrasit kreu i PDS-së, Paskal Milo ka shprehur mbështetjen për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen” për drejtimin e bashkisë zonti Dedë Ndreca.
“Fitorja e “Aleancës për të Ardhmen” këtu në Mamurras është e sigurtë. Jo vetëm dhe thjesht se Deda ka punuar mirë, por fitorja është e sigurt sepse kudo, në të gjithë Shqipërinë po krijohet në frymë shumë e fuqishme, fryma e fitores ndihet nga afër”- theksoi Milo.
Olgera Muka