Shpërthim në furrnaltë, plagosen katër metalurgë
Nuk kanë kaluar as nëntë muaj
dhe një tjetër aksident i rëndë
ka ndodhur në fabrikat e fi rmës
turke "Kurum", që ka marrë me
koncesion Metalurgjikun e Elbasanit.
Një shpërthim ka ndodhur
dje në mbrëmje, rreth orës 20:15,
në uzinën e Çelikut. Kanë qenë
rreth 30 punëtorë të turit të dytë
në këtë uzinë, kur një shpërthim
i fuqishëm, si ai i 14 qershorit të
vitit të kaluar, ka tronditur tërë
repartin. Shpejt është mësuar se
në furrat e çelikut, aty ku aktualisht
nuk shkrihet mineral kromi por
skrap, ka ndodhur një shpërthim
i fuqishëm, por rrethanat mbeten
ende të paqarta. Të paktën katër
metalurgë kanë marrë plagë të
rënda nga forca e shpërthimit në
furrnaltë. Sipas burimeve të para
nga vendi i ngjarjes, të plagosurit
janë shtetasi turk Murat Fili, 33
vjeç, Luan Muhameti, 52 vjeç,
Kryesen Cungu, 48 vjeç dhe Arben
Muhameri, 35 vjeç, tre të fundit
banorë të qytetit të Elbasanit. Në
vendngjarje ka shkuar menjëherë
policia, drejtues të fi rmës si dhe një
autoambulancë e spitalit të Elbasanit
që ka transportuar të plagosurit
për në repartin kirurgjikal. Sipas informacioneve
paraprake, gjendja
shëndetësore e katër metalurgëve
është e rëndë, por njëri prej tyre,
Arben Muhameri, është në rrezik
për jetën. Ai është transportuar me
urgjencë për në Spitalin Ushtarak
të Tiranës. Policia ka nisur hetimet
për ngjarjen, duke marrë në pyetje
drejtuesit e uzinës së Çelikut, por
informacionet për mediat janë
mbajtur të rezervuara, duke i justifi
kuar me atë se në ditën e sotme
do të arrihet zbardhja e plotë e
kësaj ngjarjeje të rëndë. Afro një
vit më parë, një shpërthim i tillë
do të ndodhte mes hekurishteve që
silleshin për shkrirje, i paraprirë ky
nga një tjetër aksident gjatë derdhjes
së metalit të shkrirë në lingotat
gjigante. Po mbrëmë policia dhe
prokuroria paralelisht kanë nisur
hetimet rreth kësaj ngjarjeje nga ku
pritet që sot paradite të jepen dhe
shkaqet e plota të asaj që ndodhi
mbrëmë. Ky është i gjashti aksident
në zonën industriale të Elbasanit
për dy vitet e fundit dhe tre prej
tyre kanë ndodhur në fabrikat e
"Kurum".
dhe një tjetër aksident i rëndë
ka ndodhur në fabrikat e fi rmës
turke "Kurum", që ka marrë me
koncesion Metalurgjikun e Elbasanit.
Një shpërthim ka ndodhur
dje në mbrëmje, rreth orës 20:15,
në uzinën e Çelikut. Kanë qenë
rreth 30 punëtorë të turit të dytë
në këtë uzinë, kur një shpërthim
i fuqishëm, si ai i 14 qershorit të
vitit të kaluar, ka tronditur tërë
repartin. Shpejt është mësuar se
në furrat e çelikut, aty ku aktualisht
nuk shkrihet mineral kromi por
skrap, ka ndodhur një shpërthim
i fuqishëm, por rrethanat mbeten
ende të paqarta. Të paktën katër
metalurgë kanë marrë plagë të
rënda nga forca e shpërthimit në
furrnaltë. Sipas burimeve të para
nga vendi i ngjarjes, të plagosurit
janë shtetasi turk Murat Fili, 33
vjeç, Luan Muhameti, 52 vjeç,
Kryesen Cungu, 48 vjeç dhe Arben
Muhameri, 35 vjeç, tre të fundit
banorë të qytetit të Elbasanit. Në
vendngjarje ka shkuar menjëherë
policia, drejtues të fi rmës si dhe një
autoambulancë e spitalit të Elbasanit
që ka transportuar të plagosurit
për në repartin kirurgjikal. Sipas informacioneve
paraprake, gjendja
shëndetësore e katër metalurgëve
është e rëndë, por njëri prej tyre,
Arben Muhameri, është në rrezik
për jetën. Ai është transportuar me
urgjencë për në Spitalin Ushtarak
të Tiranës. Policia ka nisur hetimet
për ngjarjen, duke marrë në pyetje
drejtuesit e uzinës së Çelikut, por
informacionet për mediat janë
mbajtur të rezervuara, duke i justifi
kuar me atë se në ditën e sotme
do të arrihet zbardhja e plotë e
kësaj ngjarjeje të rëndë. Afro një
vit më parë, një shpërthim i tillë
do të ndodhte mes hekurishteve që
silleshin për shkrirje, i paraprirë ky
nga një tjetër aksident gjatë derdhjes
së metalit të shkrirë në lingotat
gjigante. Po mbrëmë policia dhe
prokuroria paralelisht kanë nisur
hetimet rreth kësaj ngjarjeje nga ku
pritet që sot paradite të jepen dhe
shkaqet e plota të asaj që ndodhi
mbrëmë. Ky është i gjashti aksident
në zonën industriale të Elbasanit
për dy vitet e fundit dhe tre prej
tyre kanë ndodhur në fabrikat e
"Kurum".