E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajzat mëkatare të baballarëve të fuqishëm

Riçard Brus Çenej është më
i famshmi i të gjithë Presidentëve
"dështakë". Gjatë
viteve ‘90 ishte njeriu i duhur
për hequr qafe Bill Klintonin.
Ishte një njeri strikt, që i përmbahej
rreptësish parimeve të
konservatorëve. Por Riçard Brus,
për miqtë Dik, as që e provoi.
Më pas Partia zgjodhi Bob Dollin,
i cili nuk fi toi. Ishte faji i një
gruaje. Por gjërat nuk janë ashtu
siç duken. Ajo grua quhet Meri
Çenej, dhe është vajza e Dikut.
Vajza ishte e fejuar prej vitesh me
një rojtar pylli, emri i së cilit ishte
Hedhër. Gjatë atyre viteve Çenej e
mohoi edhe faktin që e bija ishte
lezbike. Pas marrjes së detyrës si
zëvendëspresident, Çenej i gjeti
një punë të mirë së bijës dhe ajo
u bë strategia e vendit të saj. Tani,
falë saj, në Amerikë ka më shumë
homoseksualë republikanë.
Sa mirë është kur gjërat përfundojnë
mirë, por nuk është ky
rregulli. Në politikë kujdesesh
shumë për të dashurit dhe mikeshat,
por ndonjëherë fëmijët
janë vërtet një barrë. Kjo ndodh
zakonisht, ndryshe nga Meri, kur
u fi ksohet në kokë të kapërcejnë
famën e baballarëve, të dehura
nga pushteti dhe lavdia.
Të marrim rastin e Aung San
Suu Kyi, e burgosura e juntës ushtarake
birmane prej 20 vjetësh,
Nxisin sulme terroriste, vrasin bashkëshortët,
bëjnë marrëveshje në këmbim të një makine...
Këto janë vajzat që ecin mbi hapat e baballarëve
VAJZAT E DIKTATOREVE VAJZAT E DIKTATOREVE
Ndonjëherë
bëhen më
të këqija se
baballarët
pasi fitoi zgjedhjet. Fati i saj u
shkrua nga një vajzë, Sandra
Win, pasardhësja e dashur e Ne
Win-it, President në Mianmar,
para ardhjes së juntës. Duke
qenë se ishte vajza e preferuar e
babait, 37-vjeçarja fi toi më tepër
fuqi, dhe me shpresën se do të
bëhej ajo liderja e vendit, urdhëroi
shtypje brutale. Dyshohet
se ka qenë ajo e cila sugjeroi
burgosjen e San Suu Kyi, sepse e
ndiente që e kishte rivale. Tepër
ambicioze dhe jashtëzakonisht
mendjemadhe, i armiqësoi aq
shumë ushtarët, saqë e dënuan
edhe atë me arrest shtëpie. Prej
më shumë se një viti ka fi lluar
sërish të dalë, pasi e bleu lirinë
falë pasurisë së vënë gjatë kohës
që ishte në pushtet.
Paratë nuk i mungojnë as
Gulnora Karimovas, vajzës bukuroshe
të Islam Karimov, presidentit-
padron uzbek. Në Shtetet
e Bashkuara konsiderohet një e
arratisur, në vendin e saj Presidentja
e ardhshme. Nuk mund të
thuhet se Tashkenti dhe Uashingtoni
kanë raporte idilike. Gulnora,
e martuar me një manjat uzbekoafgan,
u arratis nga i shoqi duke
marrë me vete edhe fëmijët, dhe
jeton në Shtetet e Bashkuara
që prej vitit 2001. Nga ato anë
e quajnë rrëmbyese. Fabrika e
pijeve të të shoqit në Uzbekistan
u mbyll pas pak javësh. Prindërit
e fatkeqit u dëbuan pa mëshirë
në Afganistan. Gulnora, që gjatë
vizitave të saj në Europë shfaqet
në revistat e modës së bashku
me Sharon Stone dhe Bonon, ka
pasion të blejë rroba të bukura
dhe të pijë çaj. Ka në pronësi një
fabrikë të tillë. Prodhuesit rivalë
në Uzbekistan e kanë mbyllur
fabrikën e saj.
Ndonjëherë është faji i baballarëve
që i lënë vajzat e tyre
"të pafajshme" të bien aq poshtë.
Çfarë mund të thuash për Raghad
Hyseinin, vajzën e tmerrshme të
Sadamit. 41-vjeçarja ka pasur një
raport "të stuhishëm" me të atin.
Gjatë viteve ‘90, së bashku me të
shoqin, ia mbathi në Jordani për
shkak të zënkave me të atin, por
u pendua dhe u rikthye në shtëpi
dy vite më vonë. I ati u betua se do
ta rrënonte dhëndrin dhe e bëri.
Urdhëroi të bijën ta vriste burrin
dhe familja e ribashkuar ishte sërish
e lumtur. U arratis përsëri në
vitin 2003, pas pushtimit të Irakut
nga Shtetet e Bashkuara. E ftuara
e nderit e familjes mbretërore
jordaneze i shkroi një letër "të
pacipë" qeverisë amerikane për
t‘i kthyer xhevahiret e familjes.
Që prej dy vjetësh, Raghad nuk
është bërë më e gjallë. Interpoli
është vënë në ndjekje të saj, pasi
nxiste sulmet terroriste në Irak.
Një tjetër protagoniste është
edhe Pinthongta Shinawatra,
vajza e manjatit dhe ish-kryeministrit
tajlandez, Thaksin.
27-vjeçarja, para se i ati të shkarkohej
nga posti në vitin 2006,
ishte multimiliardere. Ju do të
pyesni se si është e mundur?
Shumë e thjeshtë: blinte me një
dollar aksione të kompanisë
kombëtare të komunikacionit,
dhe i shiste 50-fi sh më shumë
në Singapor. Një gjykatëse nga
Bangkoku i kërkoi t‘i kthente një
pasuri prej 500 milionë dollarësh,
por askush nuk e di se ku janë
fshehur paratë.
Edhe Iyabo Obasanjo, vajza e
Presidentit nigerian, Olesegun,
braktisi vendin për shkak të korrupsionit
dhe bizneseve të pista.
E bëri sepse donte të shkonte
me studime në Amerikë, për
një të ardhme më të mirë. Pasi
u diplomua në mjekësi, Iyabo
premtonte shumë. Në 2004-ën
vendosi të kthehej në vendlindje.
U bë kryetarja e Komisionit të
Shëndetësisë dhe më pas, pa
mbushur të 40-at, senatore. Sot
është në mjerim: një agjenci
austriake fitoi një kontratë në
fushën e energjetikës, dhe i dhuroi
një makinë, pas të cilës Iyabo
çmendet. Ajo thotë se është e
shpifur, por vazhdon të shëtitë
me "Tojotën" e saj të kuqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›