E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në minierën e Krastës, plagoset minatori

Burime nga policia bënë të ditur se Ilir Plloçi, 45 vjeç, mbeti i plagosur pas shpërthimit të minave për nxjerrjen e kromit në njërën prej galerive të minierës.

Mësohet se 45-vjecari, pasi ka përgatitur frontin duke bërë mbushjen e vrimave të minave, ka filluar ndezjen e tyre në radhë. Por diçka ka shkuar keq në njërin prej fitilave çka ka shkaktuar një shpërthim të papritur.

Si pasojë e shpërthimit është shkëputur një pjesë e shkëmbit, duke goditur në pjesën e brinjëve Ilir Plloçin. I plagosuri është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë.
/Start/

                                                                                             2011-07-02 20:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›