E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në një dyqan në Shirokë, s`ka të lënduar

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e vona të së hënës në një bar-restorant në Shirokë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, ndërsa është raportuar se nga shpërthimi më lëndë eksplozive ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Shpërthimi me lëndë plasëse ka bërë që të thyen xhamat e dyqanit ndërsa policia ka shpjeguar se nuk ka të lënduar nga ngjarja në zonën turistike të Shirokës në Shkodër.

Mësohet gjithashtu se shpërthimi ka ndodhur për shkak të konkurrencës në biznesin e tij, ndërsa bëhet e ditur se në restorantin tashmë të dëmtuar shërbeheshin produkte deti.

Ndërkohë, pronari i aktivitetit privat ishte Halil Beqiri, ndërsa bëhet e ditur se bar restoranti ushtronte aktivitetetin e tij mbi 10 vite në këtë zonë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet paraprake në lidhje me shpërthimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›