Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandë, të paktën 10 viktima

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një depo fishekzjarrësh në Tajlandën qendrore.
Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale në provincën Suphan Buri, në veri të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok.
Aksidentet e fishekzjarrëve nuk janë të rralla në Tajlandë. Të paktën 12 persona u vranë dhe 121 u plagosën në një shpërthim në korrik të vitit të kaluar në një magazinë me fishekzjarrë në fshatin jugor Mu No. Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi./ CNN
/rtsh.al/