Shpërthim në një minierë në Kinë
Nga një shpërthim në një minierë kineze kanë humbur jetën të paktën 46 minatorë. 12 minatorë llogariten të humbur, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.
Shpërthimi i lëndës eksplozive ndodhi në minierën e qymyrit në rajonin Veidong, në provincën Henan, në pjesët qendrore të Kinës.
Në kohën e aksidentit, në shërbim kanë qenë 72 minatorë. Në minierat e qymyrit në Kinë vdesin çdo vit me mijëra minatorë.
Veçanërisht minierat e vogla kanë mangësi të mëdha, kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave të sigurisë.
Kina mbulon më shumë se dy të tretat e prodhimit të energjisë së nevojshme të vendit nga qymyri.