BP përçan SHBA-në
Washingtoni synon të shikojë çështjen e rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës edhe nëpërmjet prizmit politik.
Demokratët vazhdojnë të vërtiten rreth komenteve që bëri javën e kaluar ligjvënësi republikan Joe Barton, i cili shprehu keqardhje të thellë që kompania gjigante, BP, ishte gjendur nën trysninë e administratës së presidentit Barack Obama, për të kompensuar viktimat e katastrofës ekologjike.
Kompania BP po krijon një fond kompensimesh prej 20 miliardë dollarë.
Duke folur në një program televiziv të stacionit ABC, Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Rahm Emanuel, tha se komentet e ligjvënësit Barton, nxorën në pah idetë mbizotëruese të republikanëve kur flitet për bizneset e mëdha.
“Kjo është një filozofi. Ata e shohin BP-në si palën e dëmtuar dhe jo vendet e prekura nga rrjedha e naftës. Kjo është filozofia qeverisëse e republikanëve. Dhe ajo çfarë bëri Joe Barton është se u kujtoi amerikanëve, nëse ata kanë harruar, se kjo është mënyra se si republikanët do të qeverisnin”, tha Emanuel.
Republikanët i hedhin poshtë akuzat se ata shqetësohen vetëm për interesat e korporatave.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnel, foli në kanalin televiziv Fox News.
Ai tha se ligjvënësi Barton nuk ka folur në emër të republikanëve, kur i kërkoi falje kompanisë BP për këmbënguljen e administratës Obama që BP të krijojë një fond kompensimesh.
“BP nuk ka nevojë për shfajësim. Ata duhet të na kërkojnë ne falje dhe patjetër që ata duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet e pastrimit si dhe dëmet ekonomike”, tha Mc Connel.
McConnel tha se në vend që të kritikojë republikanët, administrata e presidentit Obama duhet të përqendrohet në reagimin e saj ndaj katastrofës së rrjedhës së naftës.
“Vet presidenti është në krye të hartimit të një plani për të trajtuar rrjedhën e naftës. Çfarë ndodhi me të ? Administrata ka një rol për të luajtur në ketë mes dhe ata nuk kanë bërë punë të mirë deri tani”, shtoi ai.
Më shumë se dy muaj pas aksidentit, nafta e papërpunuar vazhdon të pushtojë ujërat e Gjirit të Meksikës.
Përpjekjet për të ndaluar rrjedhën deri me tani kanë dështuar dhe përpjekjet për të frenuar përhapjen e naftës nuk kanë parandaluar që nafta të arrijë brigjet amerikane.
Përllogaritjet qeveritare rreth rrjedhës së naftës janë shtuar, që nga shpërthimi vdekjeprurës në prill dhe aktualisht qëndron mes 35 mijë dhe 60 mijë fuçive naftë në ditë.