E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërthim në një xhami në Pakistan, të paktën 30 të vdekur, plagosen rëndë 150 të tjerë

Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen dhe 150 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi në një xhami në Pakistan. Sipas burimeve sulmi erdhi nga një person, i cili ndodhej brenda në xhami në kohën e faljes gjatë lutjeve në një zonë të sigurisë së lartë.

Xhamia ku ndodhi shpërthimi ndodhet pranë një kompleksi policor dhe në atë kohë brenda saj ndodheshin rreth 260 persona. Ndaj shumë prej të lënduaarve janë policë pasi kishin shkuar në xhami për t’u falur.

“Kjo ndodhi gjatë namazit. Një ndërtesë dykatëshe u shemb”, tha një dëshmitar okular për transmetuesin lokal Geo TV, duke shtuar se ai ishte jashtë xhamisë në momentin e shpërthimit.

Deri më tani, asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ish-kryeministri Imran Khan e quajti incidentin një “sulm vetëvrasës terrorist” në një postim në Twitter. “Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave,” tha Khan. “Është e domosdoshme të përmirësojmë mbledhjen tonë të inteligjencës dhe të pajisim siç duhet forcat tona të policisë për të luftuar kërcënimin në rritje të terrorizmit.”

Peshawar është kryeqyteti i provincës Khyber Pakhtunkhwa në kufi me Afganistanin dhe ka qenë skenë e sulmeve të shpeshta militante.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›