Shpërthim tritoli në qendër të Vlorës, hidhet në erë një makinë
Vlorë, 6 Shkurt NOA Update - Një makinë u hodh në erë
mbrëmjen e sotme pasi persona ende të paidentifikuar kishin vendosur një sasi
të konsiderueshme lënde plasëse, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kali i
Trojës në qendër të qytetit të Vlorës, kur një automjet i markës Benz tip
2400 me targa të Vlorës, u përfshi nga flakët që erdhën si pasojë e plasjes së
një sasie të konsiderueshme eksplozivi.
Burimet policore në vendngjarje thanë se ende
nuk janë të qartë për autorët e krimit kurse konfirmohet se i plagbosur ka mbetur pronari i mjetit, Morand Hoxha, 38-vjeç, anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë deri vjet për LSI, aktualisht me PS. Hoxha u dërgua në spitalin e Vlorës ku mjekët thonë se gjendja e tij mbetet kritike.
a.d/NOA