Shpërthime afër Damaskut, mbi 30 të vrarë

Aktivistët sirianë thanë se të paktën 34 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dy makinave bombë, në periferi të Damaskut.
Media shtetërore tha se “terroristët” qëndrojnë prapa sulmeve në distriktin lindor të Jaramanas.
Në ditët e fundit janë zhvilluar luftime të egra përreth Damaskut.
Raportet thonë se milicët pro-qeveritarë kanë ngritur grupe të armatosura në Jaramanan e banuar kryesisht nga të krishterët dhe druzët, me qëllim të mbrojtjes së zonës nga kryengritësit.
Në muajin e kaluar, një makinë bombë ka vrarë 11 persona në këtë pjesë.
Aktivistët vlerësojnë se më shumë se 40 mijë njerëz kanë vdekur që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad, që filloi në mars të vitit 2011.