Nostalgji për Interin

Jose Mourinho ndien ende nostalgji për Interin. Trajneri aktual i Real Madridit nuk i ka harruar ende emocionet që ndjeu tek ekipi Nerazzurr, me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve, Scudetton dhe Kupën e Italisë brenda një sezoni.
“Interi është ekipi ku më ka pëlqyer më së shumti të qëndroja. Askush tjetër nuk ma ka dhuruar lumturinë e njëjtë. Interi është një familje dhe unë i takoj familjes Nerazzurre përgjithmonë. Kur jam larguar, kam qarë më shumë se një herë. Kam jetuar në një ambient fantastik”, deklaroi ai.
“Por, ishte hera e tretë që Reali më kërkoi. Mund të jesh një trajner i madh, por nëse fiton me Realin, futesh në histori”, vazhdoi portugezi.