Shpërthime në Basra, 43 të vdekur

Bagdad, 8 gusht – Të paktën 43 persona kanë humbur jetën gjatë një serie shpërthimesh në jug të Irakut, në qytetin Basra.
Shefi i këshillit rajonal të sigurisë, Ali El Maliki, njoftoi se atentatori kishte shpërthyer tri bomba në një treg mjaft të frekuentuar të qytetit të Basrës.
Që prej së shtunës forcat irakiane të sigurisë kanë zyrtarisht përgjegjësinë e plotë për të gjitha aktivitet e forcave ushtarake, pasi brigada e fundit amerikane ia kaloi kompetencat operative një divizioni irakian.
Presidenti Barack Obama ka paralajmëruar tërheqjen e 90 mijë trupave amerikane nga Iraku deri në fund të muajit gusht. Në këtë vend do të mbesin edhe rreth 50 mijë trupa amerikane, por kryesisht në rolin trajnues për forcat irakiane të sigurisë.