E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri rrezikon një central atomik në Ural

Moskë, 8 gusht - Ministri rus për situata të jashtëzakonshme, Sergej Shojgu ka kërkuar sot nga pjesëtarët e ministrisë së tij që të punojnë 24 orë për të fikur zjarrin që ka nisur rreth centralit atomik Snezhinjsk në Ural.
“rekomandoj që të punohet edhe natën kur bëhet fjalë për Sneshinjskin”, ka thënë Shojgu në mbledhjen e përfaqësuesve të rajoneve të përfshira nga flakët.
“Kanë mbetur vetëm shtatë hektarë, gjë që nuk është shumë. Shpresoj se do të kini sukses ta lokalizoni zjarrin”, ka shtuar ai. 
Shojgu ka thënë se centrali tjetër atomik në Sarov, rreth 500 kilometra në lindje të Moskës është i sigurt. Autoritet lokale në disa raste kanë thënë se ky central nuk është i rrezikuar dhe se megjithatë nga aty në para disa ditësh janë hequr të gjitha substancat radioaktive.
Deri tashti në zjarret e shkaktuara nga i nxehti që nuk mbahet në mend në Rusi qe gati një muaj, kanë vdekur 52 persona dhe janë djegur mbi 2 000 shtëpi.
Në rajonin e Moskës temperatura mesatare gjatë verës është rreth 23 gradë Celsius, kurse këtë verë ato kanë qenë pothuaj gjatë gjithë kohës mbi 35 gradë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›