E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria irakiane e gatshme për marrjen e kompetencave

Bagdad, 8 gusht – Ushtria irakiane është e gatshme dhe e aftë për t’u kujdesur për sigurinë e vendit, pasi SHBA-ja të përfundojë operacionet luftarake në këtë shtet dhe tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të veta nga Iraku, ka thënë komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odierno.

Odierno ka shtuar se ushtria irakiane ka “përparuar” dhe se tash është shumë më e aftë për t’i bërë ballë sfidave të reja, ndonëse pelikanët irakianë vazhdojnë të mos pajtohen rreth formimit të qeverisë së re, ndërkohë që janë shëmuar edhe incidente të reja dhune.

“Beosjmë se janë të gatshëm (ushtria irakiane) për të marrë kompetencat mbi të gjitha operacionet ushtarake në Irak”, ka thënë Odierno për rrjetin televiziv amerikan ABC.

Ai ka lavdëruar forcat irakiane të sigurisë për profesionalizmin dhe neutralitetin e tyre gjatë disa muajve të jo stabilitetit politik pas zgjedhjeve parlamentare të marsit të këtij viti.

Por, Odierno ka tërhequr vërejtjen se Iraku duhet sa më parë të formojë qeverinë, sepse për arsye të shtyrjes pesëmujore ekstremistët do të mund të riaktivizoheshin sërish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›