Shpërthime në Lviv, sulmet me raketa goditën qytetin perëndimor të Ukrainës

Dy sulme me raketa goditën qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv të shtunën, duke plagosur pesë persona, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytskyy, pasi autoritetet lokale u thanë banorëve të kërkonin strehim pas shpërthimeve të fuqishme në periferi të qytetit. .
“Ka pasur dy sulme me raketa brenda kufijve (qytetit) të Lviv,” tha guvernatori rajonal Maksym Kozytskyy në një postim në internet.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ndodhet në Varshavë të Polonisë, qytet ky që ndodhet rreth 400 kilometra nga Lvivi.
Ky qytet ndodhet shumë pranë Polonisë, shtet anëtar i NATO-s.